Jetesë & Stil

Shumë shpejt vjen filmi më i ri për jetën e Princit Harry dhe Meghan Markle


Platforma e filmave amerikan “Lifetime”, kësaj radhe do të bëjë një film, për jetën e Princit Harry me Meghan Markle.

“Harry & Meghan Escaping the Palace”, është titulli i filmit më të ri, i cili pritet të transmetohet këtë vjeshtë.

Në të njëjtën ditë, kur ish çifti mbretëror, festuan tre vjetorin e martesës, kompania filmike ka zbuluar listën me emrin e aktorëve që do të jenë pjesë e kastit aktrues.

Në rolin e Princit Harry luan Jordan Dean e ndërsa personazhin e Meghan-it e portretizon Sydney Morton.

Filmi eksploron atë që ndodhi me të vërtetë brenda pallatit mbretëror, që nxiti Princin Harry dhe Meghan Markle të linin gjithçka pas, në mënyrë që të bënin një të ardhme të re për veten dhe djalin e tyre Archie. Filmi do të detajojë izolimin dhe trishtimin e Meghan.

Princi dhe dukesha u paraqitën të zhgënjyer pasi që firma e tyre, nuk po i mbronte ata kundër sulmeve të shtypit, filmi gjithashtu do të paraqesë frikën e Harry se historia do të përsëritej dhe ai nuk do të ishte në gjendje të mbronte gruan dhe djalin e tij nga të njëjtat forca që mund të kenë kontribuar në vdekjen e parakohshme të nënës së tij.

Anëtarët e kastit janë aktorë të njohur, që përfshijnë Jordan Whalen që do të luajë si Princi William, Laura Mitchell si Kate Middleton, Steve Coulter si Princi Charles, Maggie Sullivun si Mbretëresha Elizabeth II, Melanie Nicholls-King si Doria Ragland, Bonnie Soper si Princesha Diana, Deborah Ramsay si Camilla dhe James Dreyfus si njeri i brendshëm i pallatit Leonard.

Ky është filmi i tretë, që do të interpretohet për Harry dhe Meghan Markle që nga viti 2018.

“A Royal Romance” me protagonistë Parisa Fitz-Henry dhe Murray Fraser, ishte filmi i parë i shfaqur në vitin 2018, ndërsa filmi tjetër ishte “Becoming Royal” me protagonistë Tiffany Smith dhe Charlie Field, i shfaqur në vitin 2019. Këta dy ishin filmat e parë të shfaqur për ish çiftin mbretëror.

Aktorët e filmit të ri filluan xhirimet këtë javë në “Vancouver” për t’i përfunduar ato në fillim të vjeshtës, të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore