Sport

Shkatërrohet Real Madridi, mposhtet nga Girona me rezultat 4:2


Real Madridi është mposhtur nga Girona në kuadër të javës së 31-të në La Liga, madje me një rezultat tejet befasues.

4:2 ishte finishi i kësaj ndeshje.

Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin – për t’ia siguruar Gironas tri pikë

Golat nga Girona i shënoi të gjitha Taty Castellanos,, pra katër sosh, ndërsa për Realin e Madridit i shënuan Vinicius Junior dhe Lucas Vazqez.

Pas javës së 31-të, Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 65 pikë, duke i u larguar kreut të tabelës dhe rivalit të tyre Barcelonës për 11 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po e rrezikon tani edhe pozitën e dytë në tabelë, pasi ka vetëm pesë pikë më shumë se Atletico Madridi, që ka një ndeshje më pak.

Ndërsa në xhiron e 32-të do ketë punë me Almerian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore