Lajme

Travis Scott reagon pas vdekjeve në koncertin e tij


Reperi amerikan Travis Scott ka reaguar pas ngjarjes tragjike në të cilën tetë persona humbëb jetën dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë koncertit të organizuar prej tij “Astroworld”.

Në deklaratat e tij në Twitter dhe Instagram ai tha se ndihet totalisht “i shkatërruar” dhe u bëri thirrje atyre që kanë informacion qё të kontaktojnë autoritetet pasi të paktën dy hetime, njëri prej tyre kriminal kanë nisur.

Scott tha se, policia kishte mbështetjen e tij të plotë dhe do të punonte me komunitetin e Houston për të përkahur familjet në nevojë.

“Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë të prekurit nga ajo që ndodhi në festivalin Astroworld”, tha ai.

Një hetim penal është hapur në qytetin Houston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), pas vdekjeve të ndodhura në festivalin e këngëtarit të njohur amerikan Travis Scott.

Disa dëshmitarë të pakonfirmuar kanë raportuar se dikush në audiencë “po u injektonte drogë të tjerëve”.

Shefi i policisë së qytetit, Troy Finner tregoi se, njerëzit kishin filluar të binin pa ndjenja, pasi fansat në audiencën prej 50 mijё personash filluan të shtyheshin drejt skenës. Disa prej tyre kishin pësuar arrest kardiak.

Sipas zyrtarëve, rrëmuja e krijuar prej fansave që u ngjitën drejt skenës së Astroworld në festivalin muzikor të reperit Travis Scott vrau të paktën tetë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Tragjedia ndodhi në vendin e quajtur NRG Park, rreth orës 21:30 të së premtes, gjatë performancës kryesore të Scott-it, këngëtarit dhe producentit të nominuar për çmimin ‘Grammy’.

Policia dhe anëtarët e turmës e përshkruan situatёn si një përshkallëzim të një sjellje kaotike gjatë gjithë ditës.

Një punonjës i policisë i cili ishte në ballë të ngjarjes kur filloi situata, tregoi se, gjithçka ndodhi brenda vetëm disa minutave.

Ai tha se u takua menjëherë me promovuesit e festivalit dhe ata ranë dakord të ndalonin shfaqjen. Zyrtarët thanë se koncerti u mbyll  në orën 22:10.

“Në një raport tregohet një oficer sigurie tha se ndjeu një shpim në qafë ndërsa po përpiqej të kapte dikë dhe më pas ra pa ndjenja. Ai u zgjua mё vonё nga njё dozё antidoti opioid nalokson, duke cituar një raport nga mjekët”, tha shefi i policisë, Finner.

Ai tha gjithashtu se stafi mjekësor vuri re gjithashtu shenjën e gjilpërёs në qafën e oficerit.

Policia njoftoi se, nuk ishte ende e qartë nëse një episod i tillë pati rol në ngjarjen tragjike, teksa ishte në pritje të autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas tyre, disa prej viktimave vdiqën nga shembja e shkeljeve mbi trupa.

Shefi i Zjarrfikësve, Samuel Pena tha se, vendi kishte rrugë të bollshme daljeje dhe se asnjë nuk ishte penguar.

Njëzet e pesë persona u dërguan në spitale me ambulancë pasi filloi përplasja, disa prej tyre në arrest kardiak, me 13 ende të shtruar në spital, pesë prej të cilëve nën moshën 18 vjeç.

Tetë persona vdiqën. Shumica varionin nga mosha 14 deri në 27 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore