Lajme

Selakoviç s’i hiqet qafesh Selisë së Shenjtë të Vatikanit, lobon kundër njohjen së Kosovës përmes fesë


Foto: Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë

Vatikani dhe Selia e Shenjtë as nuk ka karakter formal politik të një shteti – por është organ qeverisës i Kishës Katolike. Por, aq i bën ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili falënderoi për “mos-njohje të Kosovës”, diplomatin kishtar të Selisë së Shenjtë, Kryepeshkopin Lucan Suriani.

Vatikanin Selakoviç e falënderoi për qëndrim parimor karshi Serbisë.

Ndonëse bota moderne e perëndimore ka kohë që një nga shtyllat themelore e ka parimin e sekularitetit ose laicitetit, Nikolla Selakoviç i foli këtij të fundit për dialogun Kosovë-Serbi, derisa vazhdoi të hedh kritika ndaj Kosovës, ndonëse një gjë e tillë është çështje politike që s’ka të bëjë asgjë me ndonjë institucion fetar.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media nga kjo ministri serbe thuhet se “Selakoviç e informoi për situatën në terren dhe gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe i ritheksoi përkushtimin e Beogradit ndaj dialogut për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të arritur zgjidhje të qëndrueshme”.

Për që Serbia e projekton shtetin e saj ende në optikën fetare të krishtërimit ortodoks nuk ka qenë asnjëherë e re, por se në Kishën Katolike ai paraqet popullatën kosovare ekskluzivisht si “myslimane”, duke provuar ta fetarizojë në konstekt, e cila në botën kulturore shqiptare nuk ka gëzuar asnjëherë mision politik.

Selakoviç ka kohë që zhvillon takime të shpeshta në Vatikan duke u thirrur kryesisht në të ashtuquajtura të kaluara “të lavidshme” të krishtere dhe në përputhje kulturoro-religjioze.

Selia e Shenjtë qysh në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ishte shprehur kundër, me ç’rast edhe kishte bërë marrëveshje me Kishën Ortodokse Ruse dhe Rusinë, me qëllim të ngrohjes së marrëdhënieve me Serbinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore