Lajme

Rritja e tatimit në pronë – Bajrami: Ministria e Financave ta pezullojë vendimin për rivlerësimin e pronave


Hykmete Bajrami

Sipas ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami, rritja e tatimit në pronë nuk është bërë me vendim të komunave, por pas vlerësimit të Ministrisë së Financave.

Për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministria e Financave ka bërë rivlerësimin e pronave në kohën kur inflacioni është në nivelin më të lartë.

“Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimit në pronë, Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramendës dhe ky vlerësim i fundit ka shpie deri të fryrja enorme e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë”, ka shkruar Bajrami në rrjetin e saj social në Facebook.

Prandaj e njëjta ka kërkuar që dikasteri i cili drejtohet nga ministri Hekuran Murati, ta pezullojë vendimin për rivlerësimin e pronave.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj vlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe Ta procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftuar nga grupi punues që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave”, ka shtuar më tej Bajrami.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore