Lajme

Roboti ‘më i avancuar në botë’ merr një përmirësim!


Roboti humanoid Ameca mund të shihet derisa shkel syrin, duke shtrënguar buzët, dujke vrenjtur vetullat dhe duke buzëqeshur në një pasqyrë pasi mori një përmirësim të aftësive të shprehjes së fytyrës.

Android-it iu dhanë 12 aktivizues të rinj të fytyrës – në thelb një komponent i një makinerie që kontrollon lëvizjet – dhe roboti i ngjashëm me jetën shfaqi aftësitë e tij para një pasqyre në një video të postuar në YouTube.

Ameca, i cili është një produkt i Engineered Arts me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i cilësuar si roboti ‘më i avancuar në botë’, është parë më parë duke kapur dorën e një studiuesi në një video pasi ai kishte hyrë në ‘hapësirën personale’ të tij.

“E projektuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjitë e ardhshme të robotikës, Ameca është platforma e përsosur robotike humanoid për ndërveprimin njeri-robot”, shkruan Engineered Arts

Bota robotike është në pritje të robotit të Tesla e Elon Musk do të zbulojë një prototip të Optimus – një robot për përdorime shtëpiake dhe industriale – në Ditën e AI më 30 shtator në Palo Alto, Kaliforni.

‘Tesla Bots fillimisht janë pozicionuar për të zëvendësuar njerëzit në detyra të mërzitshme dhe të rrezikshme. Por vizioni është që ata t’u shërbejnë miliona familjeve, dhe të përfundojnë detyra të tilla si gatimi, kujdesi për të moshuarit etj”, shkroi Musk në esenë e botuar në revistën China Cyberspace.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore