Sport

Rikthimi i tretë? Conte e dëshiron Bale-n te Tottenham


Një nga kërkesat e para të Antonio Conte-s për skuadrën e tij të Tottenham-it është Gareth Bale.

Uellsiani do të kthehet në fushën e blertë pas një muaji e gjysmë jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Bale këtë verë u kthye te Real Madrid-i, dhe fillimin e sezonit e kishte shumë të mirë me madrilenët, por lëndimi, si shumë herë viteve të fundit, ia ndali progresin në gjysmë.

Tani, pas afro 60 ditësh jashtë fushave, Bale do të rikthehet me kombëtaren e Uellsit dhe pastaj edhe me Real Madrid-in.

Mirëpo, ky është sezoni i fundit kontraktual me madrilenët, dhe Los Blancos duket se nuk e kanë në plan të rinovojnë kontratën e tij.

Andaj, një klub ku mund ta bëjë rikthimin përsëri, është Tottenham-i.

Conte e dëshiron Bale-in në skuadër dhe është shumë i interesuar për shërbimet e tij, sepse e sheh uellsianin si ‘joker-in’ e projektit të tij.

Por, gjithçka varet nga vazhdimësia e sezonit.

Nëse Bale kalon një formë të mirë në pjesën e mbetur të sezonit dhe i ndihmon Real Madrid-it në arritjen e trofeve, atëherë rinovimi nuk do të jetë gjë e padiskutueshme.

Tottenham apo Real Madrid? Destinacioni pas kësaj vere me shumë mundësi do të jetë edhe i fundit në karrierën e uellsianit, që shpesh herë ka paralajmëruar pensionimin para kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore