Kosova

Rikthehen në Kuvend deputetët e Listës Serbe për të siguruar vazhdimin e mandatit


Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend këtë të enjte në seancë pas një mungese prej gati pesë muajshe, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Ndërsa sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Ata për herë të fundit kanë marr pjesë në një seancë më 14 shtator 2023 kur gjithashtu ishin kthyer pas një mungese disa muajshe.

Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit të vitit të kaluar, para se të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare. Në rend ditë janë gjithsej 50 pika.

Ligjvënësit në rend dite kanë edhe votimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe shqyrtimin e katër të tjerave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore