Stil

Rebel Wilson në romancë me tenistin Matt Reid?


Aktorja australiane, Rebel Wilson thuhet se është në lidhje me tenistin australian, Matt Reid.

Pëshpëritjet për romancën e supozuar të çiftit filluan të vërtiteshin javën e kaluar kur dyshja u panë në një takim dreke në një kafene në Sydney, në prag të Krishtlindjeve.

Ata që i panë thanë për Daily Mail se aktorja e “Pitch Perfect”, 41 vjeç, dhe atleti profesionisr, 31 vjeç, dukeshin shumë të lumtur së bashku dhe po qeshnin dhe bënin shaka gjatë vaktit të tyre intim.

Matt Reid.

Wilson dhe Reid u lidhën për herë të parë kur morën pjesë së bashku në Akademinë Australiane të Arteve të Kinemasë dhe Televizionit në Sydney në fillim të dhjetorit.

Ndërsa, Wilson nuk e ka konfirmuar ende se është në lidhje me Reid, ajo me sa duket aludoi se kishte një dashuri për Krishtlindje para festës.

Rebel Wilson.

“Do të doja të ishe i mbështjellë nën shkurret time të Krishtlindjeve tani”, shkroi ajo në një fotografi të publikuar në Instagram.

Ylli i “Isn’t It Romantic” ka jetuar jetën e saj prej beqareje, duke shfaqur figurën e saj të dobësuar në të gjithë mediat sociale pas transformimit të saj mahnitës për humbjen e peshës.

Wilson fillimisht filloi të humbiste peshë në janar të vitit 2020 kur njoftoi se po fillonte një “vit shëndeti”.

Ajo arriti peshën e saj të synuar, duke ndryshuar rutinën e saj të stërvitjes dhe duke u ushqyer më shëndetshëm.

Aktorja më vonë pranoi se vendosi të dobësohej për ta ndihmuar të luftonte me fertilitetin.

Transformimi i Rebel Wilson.

“Për të gjitha gratë atje jashtë që luftojnë me fertilitetin, ju ndjej”, tha ajo në maj.

“Universi funksionon në mënyra misterioze dhe ndonjëherë nuk ka kuptim të gjitha, por shpresoj se drita do të shkëlqejë nëpër të gjitha retë e errëta”, pati shtuar ajo.

Gjithashtu gjatë vitit të saj të shëndetit, Wilson hyri në një marrëdhënie të stuhishme me Jacob Busch, trashëgimtarin e pasurisë Anheuser-Busch.

Çifti u nda në shkurt pasi kishin vetëm gjashtë muaj lidhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore