Sport

Real Madrid pret përgjigje nga Raphael Varane


Raphael Varane ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

Kjo pritet të ndodhë pas Evropianit të kësaj vere, ku Varane do të jetë një ndër futbollistët më të rëndësishëm për Francën.

Varane po mendon largimin nga Real Madrid-i pas një dekadë në klub.

Por, me të ardhmen e Ramos që duket larg kryeqyteti spanjoll, madrilenët kanë vendosur që t’i ofrojnë rinovim Varane-s.

Kështu raporton gazeta shumë e afërt me klubin spanjoll, Marca.

Real Madrid-i i ka ofruar francezit një kontratë 3-vjeçare, me kushte të përmirsuara financiare.

Por, qëllimi i Varane-s nuk duket se janë kushte të përmirsuara financiare, por ai po kërkon diçka ndryshe.

Një aventurë e re duket shumë e mundshme për Varane-n, me të ardhmen e tij, njëjtë sikur të Ramos-it, që duket larg Bernabeu-t.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë skuadrat e interesuara për shërbimet e qendërmbrojtësit francez.

Por, gjithsesi, me shumë gjasë, Raphael Varane përgjigjen përfundimtare do ta japë pas Evropianit.

Real Madrid-i, në merak për përmirsimin e sulmit, problemet po shfaqen edhe në repartin e mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore