Sport

Real Madrid – Jeff Bezos, biseda e miliardave?


Football Leaks, faqja e cila merret me shifrat e mëdha dhe zbulon të pazbuluarat e futbollit, ditën e sotme ka lëshuar një bombë që mund ta ndryshoj gjithë rrjedhën e këtij sporti.

Sipas tyre, presidenti i një ndër klubeve më të mëdha dhe më të pasur në botë, Real Madrid-it, ka zhvilluar biseda të shumta telefonike me Jeff Bezos, shefin e Amazon dhe njeriun e dytë më të pasur në botë.

Perez dhe Bezos kanë kominukuar mbi arritjen e një marrëveshje sponsorizimi dhe krijimin e reklamave elektronike.

Me këtë marrëveshje, Amazon do kishte akses mbi gjithë databazën e rrjetëve sociale të klubit madrilen.

Kjo marrëveshje u përgatit me ndihmën e babait të Jeff, Mike Bezos dhe ish-presidentin e Microsoft, Orlando Ayala.

Marrëveshja do përfshijë reklama elektronike dhe sponsorizim të dy-anshëm.

Sipas Football Leaks, nuk është bërë ende e ditur nëse marrëveshja është nënshkruar, me Real Madrid dhe Amazon që kanë refuzuar të bëjnë ndonjë koment.

Kjo marrëveshje do e bëntë Real Madrid-in klubin më të pasur futbollistik, dhe jo vetëm.

Zërat se klubi madrilen dëshiron të sjellë në “Santiago Bernabeu” dyshen Mbappe – Haaland, bëhen më të besueshme pas këtij raportimi të Football Leaks.

Nëse ky raportim del të jetë i vërtetë, atëherë Real Madrid pritet t’i kthehet epokës së “galaktikëve” përsëri.

Football Leaks raporton që kjo lidhet edhe me rindërtimin e “Santiago Bernabeu-t”, i cili do jetë shumë më shumë se vetëm një stadium futbolli.

Do përmbajë hotele, qëndra tregtare, muze, stadiumi do mbajë ndeshje basketbolli dhe tenisi, do organizohen mbledhje dhe koncerte të ndryshme, e shumë risi të tjera.

Bezos është interesuar shumë me këtë projekt, dhe mendohet që punimi me një klub evropian sporti, mund ta kthejë atë përsëri si njeriun më të pasur në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore