Kosova

Qeveria e Kosovës realizoi 35 përqind të planit të punës për gjashtë muaj


Nga muaji mars e deri në shtator të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka arritur që të realizoj 35.7% të planit të punës.

Këto të dhëna i ka nxjerrë Lëvizja FOL, e cila ka bërë monitorimin e punës së qeverisë dhe dikastereve qeveritare.

Më tutje, raporti thekson se 8.12 përqind e punëve nuk janë realizuar, ndërkaq 56.81 përqind janë në proces.

Ministria e Mbrojtjes, të cilën e drejton Armend Mehaj, prin sa i përket konkretizimit të planit, me 100 përqind realizueshmëri.

Nga të dhënat më së shumti del të ketë pasur ngecje në diplomaci.

Është Ministria e Punëve të Jashtme, me në krye Donika Gërvallën, që për gjashtë muaj ka arritur të realizoj vetëm 16.1 përqind të planit të punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore