Lajme

Putin, SHBA-të po bëjnë gabimin fatal të ish-Bashkimit Sovjetik


Presidenti rus Vladimir Putin, ka komentuar gjatë një konference për shtyp të premten e 4 qershorit, sanksionet e SHBA-ve ndaj Moskës. Për Putin, SHBA-të po gabojnë me kërcënimin e vendeve të tjera. Po i njëjti gabim, sipas tij, çoi në rrëzimin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Disa ditë më herët ai pati një komunikim me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Kabineti amerikan, në muajin prill vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.

“Ne i dëgjojmë kërcënimet e Kongresit, nga burime të tjera. E gjitha kjo, është bërë brenda kontekstit të procesit të brendshëm politik të Shteteve të Bashkuara”, tha Putin për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Sipas Putin, këta njerëz marrin të mirëqenë që Shtetet e Bashkuara kanë një forcë të atillë ekonomike, ushtarake dhe politike që mund të shpëtojnë paq. Një sjellje e ngjashme i kujton atij ish-Bashkimin Sovjetik.

Duke marrë shkas nga kjo e fundit, ai u shpreh se “problemi me perandoritë është se ato mendojnë që janë mjaft të fuqishme për të bërë gabime”.

Ai deklaroio se njerëzit mund të blihen, të ngacmohen, mund të bësh marrëveshje me ta, mund t’u japësh gjerdan, mund t’i kërcënosh me anije luftarake. Kjo, sipas tij, do t’i zgjidhë të gjitha problemet.

“Por problemet grumbullohen. Vjen një moment kur ato nuk mund të zgjidhen më”, deklaroi presidenti rus.

Ndërkaq, Biden dhe Putin pritet të takohen në Gjenevë më 16 qershor. Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlin-i, ata do të diskutojnë “gamën e plotë të çështjeve emergjente”.

Marrë dhe Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore