Lajme

Putin mbërrin në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore, me marrëveshje për furnizimin me gaz për Kinën


Vladimir Putin - President i Rusisë, Xi Jinping - President i Kinës

Presidenti rus Vladimir Putin të premtën e 4 shkurtit, ka arritur në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 dhe një takim me presidentin kinez Xi Jinping, duke sjellë me vete një marrëveshje për të rritur furnizimet me gaz natyror në Kinë në mes të tensionit në rritje me Perëndimin.

Në një bisedë me Xi, Putin ka thënë se Rusia kishte përgatitur një marrëveshje të re për të furnizuar Kinën me 10 miliardë metra kub gaz natyror shtesë, sipas një transmetimi të bisedimeve të tyre të transmetuara në Moskë.

Rusia, një nga liderët globalë në furnizimet me hidrokarbure, ka forcuar lidhjet e saj me Kinën, konsumatori kryesor i energjisë në botë në sfondin e përplasjes së Moskës me Perëndimin për Ukrainën dhe çështje të tjera.

Në një transmetim të bërë në Moskë, Xi dhe Putin u panë duke mos bartur maska, por të ulur përballë njëri tjetrit në një tavolinë të madhe të një bujtine shtetërore të Pekinit, të rrethuar nga ndihmës të maskuar.

Vladimir Putin.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për ftesën për hapjen e Lojërave Olimpike”, i tha Putin, presidentit kinez.

“Ne e dimë vetë se kjo është një punë e madhe. Jam i sigurt se miqtë tanë kinezë e kanë realizuar këtë projekt  shkëlqyeshëm, ashtu siç bëni ju  gjithmonë kur përgatitni ngjarje të tilla të mëdha”, shtoi ai.

Sipas raportimeve, Xi tha se takimi injektoi vitalitet të ri në marrëdhënie.

Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

Lojërat Olimpike, tashmë të transformuara nga pandemia e koronavirusit dhe që do të mbahen në një rreth të mbyllur rreptësisht, janë lënë gjithashtu në hije nga kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e tyre kanë njoftuar një bojkot diplomatik të Lojërave në shenjë proteste ndaj të dhënave të Kinës për të drejtat e njeriut. Kina mohon çdo abuzim.

Më herët, pamjet e televizionit shtetëror kinez treguan një avion që fluturonte me flamujt rus dhe kinez. Pranë tij ishin avionë me flamuj mongole dhe serb.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministr,i L. Oyun-Erdene, i Mongolisë, pritet po ashtu të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.

Rusia dhe Kina koordinuan qëndrimet e tyre për Ukrainën gjatë një takimi midis ministrave të tyre të jashtëm, Wang Yi dhe Sergei Lavrov, në Pekin të enjten, tha ministria e jashtme kineze.

Si përgjigje, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan firmat kineze se do të përballeshin me pasoja nëse do të kërkonin të shmangnin kontrollet e eksporteve të vendosura ndaj Rusisë në rast se ajo pushton Ukrainën.

Ned Price.

“Ne kemi një sërë mjetesh që mund t’i vendosim nëse shohim kompani të huaja, duke përfshirë ato në Kinë, duke bërë më të mirën e tyre për të plotësuar veprimet e kontrollit të eksporteve të SHBA-së, për t’i shmangur ato, për t’i rrethuar”, i tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Price.

Përpara Lavrovit, Pekini nuk kishte pritur të ftuar politikë të huaj për gati dy vjet, pasi u përpoq të mbante jashtë Coronavirusin.

Mijëra trupa ruse janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën e një pushtimi, të cilin Rusia mohon ta planifikojë.

Rusia i ka kërkuar NATO-s që të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës dhe të tërhiqet nga Evropa Lindore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore