Lajme

PSD-ja me aksion para MPJD-së, zëvendëson flamujt me fytyrën e ambasadorit Berishaj


Aksioni i PSD-së.

Partia Socialdemokrate, të hënën ka zhvilluar një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Flamujt e këtij institucioni, PSD-ja i zëvendësoi me flamuj që përmbanin kartëmonedhën 500-euroshe, me fytyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sekretar organizitv i PSD-së, Nol Nushi, u shpreh se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që të ketë një ambasador të akuzuar për një varg shkeljesh e keqpërdorimesh.

“Është ministri që e ka kapur flamurin e mbrojtjes së Martin Berishajt. Kjo ministri nuk e përfaqëson më Kosovë. Të gjithë janë shndërruar në mbrojtje të tij. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur kjo. Ai e ka kryer Filozofinë, por po del se është një person që merret me shtijën e energjisë. Ka tërhequr mjete kesh në Kosovë, e nuk ka edhe bizneset e regjistruara”, tha Nushi.

Nol Nushi.

Ai u shpreh se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

Nushi, shtoi se aksionet nuk do të ndalen deri në shkarkimin e ambasadorit.

“Mbrojtja e pakusht që po i bëhet atij është e pakuptueshme. Prokuroria me shumë gjasë tashmë ka ngritur kallëzim penal, ende e pakonfirmuar. Fshehja e biznesit ka ndodhur, mosshkarkimi i tij, neve na bënë që këtu shiriti i shkelej mbërrin deri te presidenca, kryeministri Kurti deri te Gërvalla. Nuk do t’i lëmë rehat institucionet deri në shkrimin e tij”.

E pyetur në një konferencë të përbashkët me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon, e cila po qëndron për vizatë zyrtare në Kosovë, Donika Gërvalla shtoi se një veprim në drejtim të Martin Berishajt do ta bënte vetëm po të kishte ndonjë të dhëna zyrtare.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, deri më tani ka parë vetëm lajme, të cilat i ka quajtur spekulime, prandaj nuk mund të marr një veprim pa pasur diçka zyrtare.

“Unë kam kërkuar dhe do t’vazhdoj t’kërkoj – si dhe herën e parë kur janë ngritur spekulimet e para rreth çështjes së ambasadorit Berishaj nga shtete të cilat janë përmendur – në rrugë zyrtare që t’na japin informacion se a ka, a janë të vërteta apo janë vetëm spekulime të mediave të ndryshme akuzat ndaj tij”, tha Gërvalla.

Por, sipas saj, “deri në këtë moment unë nuk kam as edhe një, as edhe një informacion të vetëm dhe me këmbëngulje në rrugë zyrtare do t‘vazhdoj të kërkoj informacione të kësaj natyre”.

Megjithatë, “nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur apo që hetime të këtyre natyrave janë duke ndodhur”.

Prandaj, tha Gërvalla, “duhet t’keni mirëkuptim që ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale. Ambasadori shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike pse ambasadori do të duhej të shkarkohej për shkak se mund të ketë diku shkelje nga ana e tij”.

Në fakt, ka shkelje konkrete dhe Gërvalla është në dijeni të tyre. Gjithashtu ka edhe hetime.

Gjykata e Qarkut në Lubjanë ia ka konfirmuar Albanian Post-it, por më pas edhe disa mediave të tjera në Kosovë, se ka pasur një padi të bërë nga Martin Berishaj dhe se numri i kësaj lënde është “II K 45570/2022”, porse është mbyllur çështja “pa efekt juridik”.

Ekskluzive: Është hedhur poshtë padia e Martin Berishajt, gazetari slloven nuk do të dënohet “çështja është mbyllur pa efekt juridik”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore