Përballje

Prishtina do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve


Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina do të luajë këtë të marte ndeshjen e parë parakualifikuee në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në ndeshjen e parë është super favorit, të cilët do të përballen me kampionin e San Marinos, FC Folgore.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Kujtojmë që fillimisht kjo garë parakualifikuese ishte programuar të zhvillohej në Ishujt Faroe, mirëpo për shkak të kufizimeve për coronavirus, turneu u zhvendos në Shqipëri.

Nëse kampioni i Kosovës, eliminon Folgore-n, atëherë më 25 qershor në finale do të takohet me fituesin e çiftit mes HB Torshavn dhe Inter Escaldes.

Më pas nëse fiton në finale, do të kualifikohet për në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje, klubi i Prishtinës ka njoftuar se do të ketë katër mungesa.

“Skuadra pati mungesën e Leonit Abazit (stërviti veçmas) dhe Samuel Mones – të dy këta të lënduar, kurse me skuadrën punuan Bekteshi, i suspenduar me kartonë dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licencohet para afatit kalimtar ndërkombëtar i cili fillon më 1 korrik”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për klubin e Prishtinës, kjo është hera e parë që paraqitet në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve, derisa ata më herët kanë marrë pjesë katër herë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore