Sport

Portieri i Dritës humbet pjesën e mbetur të sezonit


Drita është në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit, teksa kryesojnë kampionatin me 56 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi, Ballkani.

Megjithatë, në këtë moment të rëndësishëm të “intelektualëve” ka ardhur një lajm aspak i mirë.

Bëhet fjalë për portierin e tyre, Faton Malokun, i cili e ka përfunduar sezonin shkaku i një lëndimi.

Maloku u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës’89, teksa njoftimi erdhi nga vet klubi gjilanas.

“Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit të Dritës.

Pra, gardiani i Dritës do të jetë një mungesë e madhe në këto ditë të rëndësishme të sezonit.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luajë në udhëtim te Dukagjini këtë të shtune, ndërsa një javë më vonë do të ballafaqohet me Prishtinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore