Shqipëria

Policia me “dron edukues”, pikasen shoferët problematikë në Tiranë


Nisma më e fundit e Policisë së Shtetit është edhe vëzhgimi i rrugëve nëpërmjet rrugëve ajrore, konkretisht nëpërmjet një droni, të pagëzuar si “droni edukues”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia dhe videos së publikuar në faqet online të saj, drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë sjellë problematika rrugore, për shkak të mosrespektimit të rregullores rrugore, janë pikasur disa herë nga ky dron.

“Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor”, shkruhet në njoftim.

Teksa, qëllimi i vërtetë i fillimit të kësaj fushate, është ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore