Art&dizajn

Piktura “e fshehur” e Van Gogh arrin 11 milion £


Piktura e Vincent Van Gogh, një rruge në Paris, kaloi më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura. Ndërsa sot, ajo ka arritur 13.09 milionë euro (11.2 milion) në ankand.

Korporata e ndërmjetësit të artit figurativ dhe dekorativ, Sotheby’s, tha se çmimi i shitjes ishte një rekord për artistin holandez në Francë.

Në një vlerësim të kryer më parë mbi pikturën “Një Skenë Rruge në Montmartre” arrinte deri në tetë milion euro (6.9 milion).

Ajo ishte pikturuar në 1887-të. Piktura ishte në pronësi të një familje franceze për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, një çmim pak më i lartë u arrit për të, por shitja u anulua për shkak të problemeve në internet.

Piktura u ofrua përsëri në fund të ankandit, i cili u transmetua drejtpërdrejt në internet nga Sotheby’s, Parisi.

“Një skenë rruge në Montmartre” është një nga seritë e punimeve që Van Gogh krijoi teksa po qëndronte në Paris me vëllain e tij Theo, në vitin 1886-të dhe 1887-të.

Piktura portretizon një nga mullinjtë e erës që përshkonte Montmartre në një kohë kur ishte vetëm një fshat në periferi të Parisit.

Kisha e famshme Sacré-Cœur që tani dominon zonën ishte në ndërtim e sipër në atë kohë.

Van Gogh u largua nga Parisi për në jug të Francës në 1888-të. Ai vdiq në një zonë afër Parisit në korrik 1890-të.

‘Puna kalimtare’

Eksperti i Van Gogh Martin Bailey, tha për BBC News, se piktura ishte “një punë kalimtare midis viteve holandezë të Van Gogh, kur ai pikturoi me ngjyra të errëta dhe tokësore dhe punimet e bollshme që bëri në Provence.

“Ishte në Paris kur ai zbuloi impresionistët dhe kjo e bëri atë të eksploronte ngjyrën”, shtoi z. Bailey, i cili shkruan një blog për Gazetën Art.

“Ajo që është emocionuese është se ajo pikturë e Van Gogh është e fshehur që kur doli nga këmbaleca e artistit”, vazhdoi ai.

“Ka qenë gjithmonë në koleksione private, kështu që vetëm pronarët dhe miqtë e tyre e dinin atë”.

Sipas z. Bailey, skena e përshkruar në pikturë ishte vetëm një shëtitje e shkurtër larg nga banesa ku Vincent dhe vëllai i tij po jetonin atëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore