Lajme

Philips: Kina është kërcënim për Kosovën, jo Rusia


Ilustrim

“Kosova dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor duhet ta shohin ndikimin në rritje të Kinës dhe të mbrohen nga aktivitetet e saj”.

Kështu është deklaruar Drejtori i Institutit për Studimin e Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia-s, David L. Philips, pasi sipas tij ndikimi rus në rajon është zbehur dhe se Kina është kërcënimi më e madhe për Kosovën.

“Rusia kërkon të nxisë kaosin dhe paqëndrueshmërinë në rajon ndërsa Kina bënë hapa sistematike për të integruar dhe kontrolluar ekonomitë e vendeve të Ballkanit”, ka thënë Phillips, për BIRN.

Sipas Phillips, Kina influencën e saj në Ballkanin Perëndimor është duke e shtrirë nëpërmjet diplomacisë ekonomike.

“Huawei, gjiganti kinez i telekomunikacionit, është një instrument i politikës së jashtme kineze. Si pjesë e ‘Rrugës dixhitale të mëndafshit’, SHBA akuzon Huawei -n për avancimin e interesave të Kinës duke mbledhur informacion për qëllime të inteligjencës, diçka që Huawei e mohon. Huawei përveç Serbisë, ka një prani veçanërisht të fortë në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Drejtori i Institutit për Studimin e Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia-s, David L. Philips

Prandaj Phillips mendon se Kosova duhet të jep një përgjigje ndaj synimeve të Rusisë dhe Kinës duke bashkëpunuar me fqinjët si dhe me agjencitë e inteligjencës perëndimore.

“Kosova duhet të krijoj një grupi të planifikimit strategjik për Rusinë dhe Kinën për të studiuar aktivitetet e tyre dhe për të zhvilluar hapa konkrete në politik dhe fushën e sigurisë”, ka shtuar ai.

Profesori amerikan madje sugjeron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajnojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës me standardet e NATO-s.

“SHBA-të duhet të nënshkruaj një  Traktat të Mbrojtjes së Ndërsjellë, të ngjashme me marrëveshjen e SHBA-së me Korenë e Jugut, për të mbrojtur Kosovën nga kërcënimet e jashtme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore