Lajme

Pesë militantë palestinezë u vranë në shkëmbim zjarri me forcat izraelite pranë Jericho-s


Të paktën pesë palestinezë u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Aqbat Jabr pranë Jericho-s gjatë natës, pas një jave të bastisjeve dhe bllokimeve të rrugëve të Izraelit në qytet.

Sipas një deklarate të përbashkët nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe shërbimi i Sigurisë Shin Ben, forcat izraelite kryen një operacion në kamp për të arrestuar një celulë militante që kishte tentuar të kryente një sulm me armë të shtunën e kaluar në një restorant të frekuentuar nga kolonët izraelitë në jugun e qytetit.

Krahasuar me qytetet e Bregut Perëndimor si Jenin dhe Nablus, qendra të militantëve palestinezë ku bastisjet izraelite janë normë, bastisjet në Jeriko janë shumë më pak të zakonshme.

Të hënën në mëngjes, disa fraksione militante palestineze paralajmëruan se Izraeli “do të paguajë çmimin”, duke u bërë thirrje “heronjve dhe revolucionarëve” palestinezë në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe brenda Vijës së Gjelbër të ngrihen.

Një person i armatosur palestinez hapi zjarr në një restorant të shtunën gjatë orarit të punës dhe arriti të arratisej me një shofer. Ushtria arrestoi disa të tjerë me dyshimin e përfshirjes dhe nisi një përpjekje disaditore për të gjetur ata që qëndronin pas sulmit të fundjavës.

Menjëherë pas të shtënave të shtunën, gjashtë palestinezë u plagosën në një shkëmbim me armë zjarri midis ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Javën e fundit, ushtria izraelite kishte vendosur gjithashtu kufizime në daljet e palestinezëve nga Jeriko në një përpjekje për të gjetur personin e armatosur pas sulmit, për të cilin banorët raportojnë se e ka vështirësuar largimin nga qyteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore