Kosova

Përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe 23”, Kurti: S’është vendim i drejtë, por kush jam unë të vendosi


Albin Kurti

Përjashtimi i Kosovës nga stërvitja ushtarake ndërkombëtare i udhëhequr nga NATO-ja “Defender Europe 23” si pasojë e parë për Qeverinë e Kosovës pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës, sipas kryeministrit, Albin Kurti, është fatkeqësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, një ditë më parë pohoi se vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – diçka që asnjëherë nuk është thënë më parë.

Ai ishte mjaft i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Kosova, tha ai, nuk do të jetë më pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2023”.

Për Kurtin ndonëse ky vendim nuk është i drejtë, në këtë rast nuk është ai instanca më e lartë që mund të vendos.

“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi ‘Defender Europe 23’ dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi. Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, ka thënë shkurtimisht Kurti në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore