Lajme

Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë


Objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Në lagjen “Tophane” në Prishtinë, një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së enjtes.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”.

Objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Borovci, shton se policia ka ndërrmarrë të gjitha masat në kohë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”.

Ndërsa, në konferencë për media shefi i operativës rajonale të Drejtorisë së Policisë, Shkelzen Xhafa ka bërë të ditur se një fëmijë është shpëtuar nga zjarri.

“Falë intervenimit të policisë së bashku me banorët është arritur që një fëmijë të shpëtohet. Pastaj kanë ardhur edhe banorët që me përkushtimin e tyre kanë arritur deri tek komplet shuarja e zjarrit.

Ai bëri të ditur se akoma nuk mund të thuhet se cili është shkaktari i zjarrit.

“Ende është në proces se si është shkaktuar zjarri. Për momentin është faza fillestare dhe nuk mund të themi se çka e shkaktojë zjarrin”.

Mes të tjerash, ai tha se ka banorë që janë duke marrë ndihmën e parë, por nuk ka persona të lënduar.

Objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Objekti i përfshirë nga zjarri ndodhet afër shkollës ‘Meto Bajraktari’.

Objekti që u përfshi nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore