Lajme

PDK zgjedh kryetarin


Memli Krasniqi, kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

I vetëm në garë, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai mori votë plebishitare. Nga 476 delegatë, 469 votuan pro tij.

Pas votimit në Konventën e 10 të partisë, Krasniqi e përshkroi 3 korrikun si ditën më të rëndësishme të jetës së tij politike.

Ai është kryetari i tretë i PDK-së qysh nga themelimi para 22 vjetësh, ndërsa është kryetari i parë i PDK-së që nuk ka të kaluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore