Sport

Pas 25 vitesh, KOKSH do të ketë një Sekretar të Përgjithshëm të ri


Stavri Bello është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ditën e mërkurë të 8 shtatorit.

Bello ishte në këtë post prej 25 vitesh me radhë. Ndërsa, tashmë ai do të zëvendësohet nga ish-basketbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gerti Shima.

Lajmi u bë i ditur nga vetë KOKSH në mediat sociale.

“Gerti Shima emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH”, shkruhet në postimin e KOKSH në Facebook.

“Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar propozimin e Presidentit, Fidel Ylli, për të emëruar Gerti Shima si Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH”.

“Ai mori sot zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm ndërsa u prezantua me anëtarët e tjerë të stafit të KOKSH”.

“Shima ka një karrierë të gjatë si basketbollist në disa ekipe brenda dhe jashtë vendit, kapiten i ekipit Tirana si dhe anëtar i ekipit kombëtar prej disa vitesh”, përfundon shkrimi i KOKSH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore