Sport

Pas 16 vitesh, Sergio Ramos largohet nga Real Madrid-i


Edhe zyrtarisht, ‘saga’ Sergio Ramos vjen në një fund.

Kapiteni legjendar i klubit madrilen, përfundon aventurën e tij në Madrid pas 16 vitesh plot sukses.

Këtë e ka bërë të ditur klubi me një komunikatë zyrtare.

“Real Madrid-i bën të ditur që, nesër, 17 qershor, në orën 12:30, do të ketë një akt institucional për t’i shprehur falendërimet tona për kapitenin Sergio Ramos, në prani të presidentit Perez”.

“Pastaj, Ramos do të paraqitet para mediave për një konferencë shtypi”.

Në 16 vite me Real Madrid, Ramos ka pasur këto statistika.

671 ndeshje, 101 gola, 40 assiste.

Trofet e fituara:

Pesë La Liga, katër Liga të Kampionëve, katër Kupa të Botës për Klube, katër Superkupa Spanje, tre Superkupa Evrope, dy Kupa të Mbretit.

Pas Ronaldo-s, Casillas-it, Ronaldo-s dhe Zidane-it, edhe një tjetër legjendë e Real Madrid-it largohet nga dera e pasme, me marrëdhënie të shkatërruara me klubin.

Fundi i një epoke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore