Sport

Pa dallim sporti, sportistët anglezë janë viktimë e racizmit


Lewis Hamilton

Ndaj Lewis Hamilton kanë abuzuar në mënyrë racore në rrjete sociale, pas fitores së tij në Grand Prix të dielën.

Ai mori një penallti “stop-and-go” prej 10 sekondash, pas një përplasjeje me rivalin e tij, Max Verstappen gjatë xhiros së parë të garës, çka rezultoi me shkatërrimin e holandezit.

Mercedes, F1 dhe organi drejtues FIA dënoi abuzimin “në termat më të fortë të mundshëm”.

“Këta njerëz nuk kanë vend në sportin tonë”, lexohet në një deklaratë të përbashkët.

“Ne mendojmë që ata janë përgjegjës dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”.

“Formula 1, FIA, drejtuesit dhe ekipet po punojnë për të ndërtuar një sport me përfshirje më të madhe, ​​dhe rastet e tilla të papranueshme të abuzimit në internet duhet të theksohen dhe të eliminohen”.

Verstappen u dërgua në spital për kontrolle paraprake, pasi pësoi u përplas, por më vonë u lirua pa ndonjë dëmtim të madh.

Penalltia prej 10 sekondash e Hamilton-it e pozicionoi atë në pozitën e katërt pas ndalimit të tij në “pit-stop”, por shtatë herë kampioni i botës u kundërpërgjigj duke kaluar Charles Leclerc të Ferrarit me dy xhiro të mbetura për të siguruar fitoren.

Verstappen më vonë e quajti Hamilton “mosrespektues” dhe “jo sportiv” për festimin e fitores, ndërsa holandezi qëndronte në spital.

Incidenti vjen një javë, pasi futbollistët e Anglisë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, u vunë në shënjestër të abuzimit racist në mediat sociale, pasi të gjithë ata humbën një penallti në humbjen finale të Tre Luanëve në Euro 2020 kundër Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore