Lajme

Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 shtator


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4-5 Shtator.

Vizita e Osmanit vjen me ftesë të Presidentit Bajram Begaj dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.

Këto vizita do të zhvillohen në datat 4-5 shtator 2023, kurse detajet e vizitës zyrtare nuk janë bërë akoma publike.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës, që nga koha kur kreu i shtetit, Bajram Begaj mori detyrën.

Ndërsa vizita e Osmanit, vjen pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që kryeministri Albin Kurti i bëri kryeministrit Rama në takimin informal me liderët e rajonit gjatë muajit korrik.

Më 6 korrik, Osmani kishte zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte ardhur në Kosovë për vizitë zyrtare.

Por edhe gjatë vizitës së Ramës në Kosovë, Kurti kishte refuzuar që të takohet.

Edhe pse mbledhja mes dy vendeve nuk ishte mbajtur, më 6 korrik, Kosova i kishte pranuar marrëveshjet që kishin të bëjnë për bashkëpunimin mes dy palëve.

Lajmin se i dorëzuan marrëveshjet e bëri publik vetë Rama në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë në fuqi menjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore