Sport

“Nuk është e drejtë”, Tuchel me ankesa për orarin në Premier League


Ka mbi 80 vite që Premier League mbanë të njëjtën traditë gjatë kohës së festive.

Duke filluar nga dita pas krishtlindjeve e deri më 2 janar, zhvillohen tri javë, me skuadrat që luajnë mesatarisht çdo dy ditë.

Mirëpo, sado që kjo të jetë e këndshme për tifozët – ankesat nga futbollistët dhe trajnerët po shtohen çdo vit e më shumë.

I fundit në listën e ankesave, është shtuar menaxheri i Chelsea-s, Thomas Tuchel.

Pas ndeshjesh përballë Aston Villa-s, që skuadra e tij e fitoi me rezultat 1-3, Tuchel është shprehur që gjithë kjo “nuk është e drejtë”.

Chelsea kishte bërë kërkesë që ndeshja përballë Ëolves të shtyhet, por Premier League nuk pranoi – dhe blutë humbën dy pikë në atë ndeshje, ndoshta edhe si shkak i mungesave të shkaktuara nga pandemia.

“Është si është – por kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur”, tha Tuchel.

“Ne ishim të shtritë për dhjetë ditë nga sëmundja, dhe tani luajmë kundër skuadrave që kishin po aq ditë kohë për t’u përgatitur”.

“Ata na detyrojnë të luajmë gjatë gjithë kohës”, vazhdoi ai, “edhe nëse kemi Covid. Ne kemi lëndimi të shumta dhe nuk po ndalen”.

“Ne po vuajmë, po i shtyjmë lojtarët në maksimum – kam respekt të plotë për ata”.

“Çdo ndryshim ndodhë për shkak të lëndimeve, ndeshjet e shumta na kanë pamundësuar ndërrimet në bazë të taktikave tona”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur me futbollistët e mi, por njëkohësisht shumë i shqetësuar”.

Ai poashtu ankohet se pse Premier League nuk i lejon pesë zëvendësime të ndodhin, sikur në të gjithë botën.

“Jemi liga e vetme që nuk na lejohen pesë zëvendësime”, shtoi ai.

Premier League nuk ndalet gjatë gjithë javës, me secilën ditë që do të ketë ndeshje të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore