Sport

Nkunku: Parisi është shtëpia ime, klubi im i zemrës


Foto: Alexander Hassenstein/GettyImages

Mesfushori i RB Leipzig, Christopher Nkunku ka folur për dashurinë e tij për Paris Saint-Germain, pasi ai është lidhur me një transferim të mundshëm prej 70 milionë euro.

24-vjeçari, Nkunku, u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë, pasi shënoi 35 gola dhe 20 asistime në 51 ndeshje këtë sezon.

Reprezentuesi francez është lidhur me një lëvizje te Real Madrid, Chelsea, Man City, Man United dhe ish-klubi i PSG-së, të cilin ai e la në vitin 2019 për t’u drejtuar te Leipzig.

“Parisi, e kam thënë gjithmonë, është shtëpia ime, klubi im i zemrës”, tha Nkunku në një konferencë për shtyp. “Unë nuk mbyll asnjë derë. Gjithçka është e mundur në futboll. Është lajkatare që klubet më të mëdha në botë të interesohen për mua. Por është gjithashtu lajkatare që Leipzig po bën gjithçka për të më mbajtur mua”, përfundoi francezi.

Kujtojmë se francezi ka pasur një sezon mjaft të mirë, dhe klubet më të mëdha të botës kanë shprehur interesim për të.

Megjithatë, destinacioni i tij i preferuar është rikthimi në Paris.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore