Jetesë & Stil

Një urim i ëmbël për ditëlindjen e North West nga e ëma, Kim Kardashian


Vajza e yllit të mediave rozë, Kim Kardashian, North West, po feston ditëlindjen e saj të 8-të.

Me rastin e ditëlindjes të së bijës, Kim, ka publikuar një sërë imazhesh të saj me North, teksa ka shkruar një urim plot me dashuri.

Kim Kardashian, North West.

“Vogëlushja ime e parë, North, bën 8 vjeçe sot! North, një ditë ti do të shikosh këto mesazhe të gjitha të printuara për ty në librat që po bëj për ty dhe shpresoj që ta ndjesh dashurinë, sepse ti sjell kaq shumë dashuri dhe lumturi në gjithë jetët tona”.

Kim Kardashian, North West.

“Ti je vajza më me stil, njeriu më kreativ, që di saktësisht se çfarë do në jetë! Nuk kam njohur kurrë dikë si ty! Kam zgjedhur këto foto të miat dhe të North pas  skenave nga seti për Steven Klein Jackie O, sepse më kujton lidhjen që unë dhe North kemi dhe ai kap gjithmonë emocionet kaq mirë”, ka shkruar Kim Kardashian.

Por, ani pse nëna e North, i ka dedikuar një postim kaq të veçantë, njëjtë nuk ka vepruar edhe i ati i saj, rep artsti, Kanye West.

Kanye West, North West dhe Kim Kardashian.

Kanye, akoma nuk bërë asnjë dedikim publik për ditëlindjen e vajzës së tij, North.

Gjithsesi, kujtojmë se muaj më parë, Kim dhe Kanye, kishin vendosur të jetojnë larg prej njëri-tjetrit.

Madje, gjatë muajit shkurt, modelja e njohur, kishte paraqitur kërkesën për divorc, të cilës, rep artisti iu përgjigj kohë më vonë.

Rreth çështjes së ndarjes, Kardashian,  ditë më parë kishte dhënë disa deklarata.

“Asnjëherë nuk kam menduar se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se isha shumë mirë. Mund të kem thjesht fëmijët e mi dhe lëvizjet e bashkëshortit tim nga një vend në tjetrin dhe unë jam në këtë rrugëtim me të. Dhe isha shumë në rregull me këtë gjë”.

“Por pasi bëra 40 vjeçe këtë vit, kuptova se jo. Nuk e dua një bashkëshort që jeton në një shtet komplet tjetër. Mendova ‘kështu shkojmë më mirë’, por më vonë kjo ishte e trishtueshme për mua. Dhe kjo nuk është ajo që dua”, i ka treguar Kim nënës së saj Kris Jenner, në një nga episodet e “Keeping Up with Kardashians”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore