Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”


Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”, prej tyre 11 persona zyrtarë e 10 përfitues.

Ata po akuzohen për veprat penale, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie e ryshfetit” dhe “mashtrim me subvencione”.

Persona zyrtarë janë, L.S., S.SH., B.N., H.M., K.Z., H.D., A.B., J.S., L.H., M.N., A.A., dhe S.K., ndërsa përfituesit S.S., B.K., F.M., D.M., F.Z., D.K., K.B., A.A dhe F.N.

Në njoftimi thuhet tutje se të pandehurit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mjete në vlerë 646 mijë e 250 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtarë është 316 mijë e 650 euro.

“Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500 mijë) euro, si dhe të disa veturave”, thuhet në njoftim.

Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

Me 3 dhjetor, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione 2021”, që kishte filluar në muajin shkurt.

Edhe, më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.

Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore