Lajme

Kosovë: Vazhdon aksioni “Subvencione 2021”, arrestohen disa persona


Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione 2021”, që kishte filluar në muajin shkurt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Albanian Post se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani.

Sipas raportimeve, bëhet e ditur se në komunën e Istogut janë arrestuar Jeton Sylaj, Valbon Hakaj e Ardian Ramqaj zyrtarë në Drejtorinë e Bujqësisë.

Më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.

Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

“Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, ishte thënë në njoftimin e policisë.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se aksioni është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021.

“Lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, bën të ditur prokuroria.

Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.

Aksioni i Policisë së Kosovës “Subvencioni 2021”.

“Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar ajo në Facebook.Aksioni është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8  vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1  USB dhe 1 vulë”, kishte njoftuar policia, pas aksionit të zhvilluar në disa qytete të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore