Sport

Newcastle interesohet për mbrojtësin e Manchester United


Newcastle mund të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Manchester United, Luke Shaw, thotë Football Insider.

Shaë, 27 vjeç, ka luajtur vetëm pesë herë këtë sezon – dy herë në Europa League – pasi nënshkrimi i verës Tyrell Malacia është bërë zgjedhja e parë për Ten Hag.

Newcastle kohët e fundit ka përmirësuar mbrojtjen e tyre, por anglezi Shaë konsiderohet si një përmirësim në opsionet e tyre aktuale të Matt Targett dhe Dan Burn-it të gjithanshëm.

Kontrata e Shaw do të skadojë në verën e vitit 2023, megjithëse klubi ka një opsion për ta zgjatur atë me një vit tjetër.

Klubi mund të kërkojë ta zgjasë kontratën, por Shaw duket se nuk do të pranojë, pasi kërkon të luaj si startues dhe kjo nuk është e mundur momentalisht, për shkak të Malacia-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore