Sport

Nëse Saul transferohet te Chelsea, Atletico Madrid do të kërkojë Pablo Sarabia-n


Nëse Chelsea përfundon një lëvizje huazimi për mesfushorin Saul, Atletico Madrid do të përpiqet të përforcojnë skuadrën, dhe Goal raporton se ata po konsiderojnë të paraqesin një ofertë për Pablo Sarabia të Paris Saint-Germain.

Parisieët do të konsideronin ndarjen me 29-vjeçarin spanjoll nëse do të merrte një tarifë transferimi prej 25 milionë eurosh, por Atleti do të hyjë në negociata vetëm pasi të kenë përfunduar largimin e Saul.

Chelsea deri më tani ka pasur merkato të suksesshme, ku kanë kthyer sulmuesin belg, Romelo Lukaku-n, i cili shënoi në ndeshjen përballë Arsenal.

Kampionët e Spanjës në anën tjetër nuk kanë pasur transferime të mëdha.

Chelsea filloi Premierligën me dy fitore dominuese, dhe Atletico Madrid-i po ashtu filluan me dy fitore në La Liga.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore