Lajme

Në Kosovë protestohet për sigurinë e vajzave në shkolla


Me thirrjet “mos i dhunoni vajzat” dhe “abuzimi nuk ka arsyestim”, u protestua për sigurinë e vajzave në shkolla.

Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit në Kosovë, protestuesit patën tri kërkesa: futjen e edukatës seksuale në shkolla, ambiente të sigurta për nxënësit dhe punësimin e punëtorëve socialë dhe psikologeve nëpër shkolla.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Shykrije Bajrami, nënë e tri vajzave, e cila thotë se vajzat e saj janë arsyeja se pse ajo ka dalur të protestojë.

Sipas saj vajzat kufizohen pa arsye ndërsa, ndërsa në djemtë janë më të lirë.

Javën e kaluar në një shkollë të Prishtinës u publikua një video ku ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur nga dy fëmijë.

Kjo protestë u organizua nga Komuniteti për Veprim dhe Mendim Feminist.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore