Sport

Ndryshime në bordin drejtues te Manchester United


Manchester United ka marrë një hap para për bashkimin me gjithë të tjerët duke emëruar një “drejtor futbolli”, me John Murtough në krye të rolit.

Mourtough më parë ishte drejtor i zhvillimit futbollistik, i emëruar në atë rol nga Ed Woodward në vitin 2013.

Me rolin e ri, si drejtori i parë i futbollit te Manchester United, Mourtough do ketë drejtim të përgjithshëm mbi strategjitë se si funksionon klubi.

“John do ketë drejtim të përgjithshëm dhe detyra mbi operacionet dhe strategjitë e futbollit në klub, me qëllim që të përforcoj fondacionin e fortë që gjendet në klub” shkruan Manchester United në një komunikim zyrtar.

Përveç drejtorit futbollistik, Manchester United ka emëruar edhe drejtor teknik dhe kryesus të negociatave.

Ndihmës për Mourtough do jetë drejtori i negociatave, që do jetë Matt Judge.

Darren Fletcher, i cilu iu bashkua stafit të Ole Gunnar Solskajer vetem një muaj më parë, po ashtu është ngritur në detyrë.

Fletcher, i cili është emëruar si drejtor teknik i Manchester United, do punojë nga afër me John Mourtough , duke siguruar informacione nga ekipi i parë dhe akademia me një qasje afatgjatë për zhvillimin e lojtarëve dhe skuadrave.

Ky është një fillim i ri për Manchester United, e cila beson që duke përmirsuar klubin me njerëz nga brenda, mund t’i kthehet niveleve më të larta të futbollit anglez dhe atij evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore