Përballje

Napoli barazon, Lazio përfiton


Napoli nuk ka arritur përtej barazimit përballë Verona-s, derisa Lazio me lehtësi ka kaluar Salernitana-n.

Në ndeshjet e 12-të të sezonit, Napoli u ndal vetëm për herën e dytë, ende e pamposhtur.

Përballë Verona-s, në “Diego Armando Maradona Stadium”, Napoli nuk arriti që të gjejë fitoren, me gjithçka që ndodhi në 20 minutat hapëse.

Ishte fillimisht Giovanni Simeone, që vazhdoi formën e mirë në ligë, duke gjetur golin në minutën e 13-të.

Pesë minuta më vonë, Di Lorenzo barazoi për Napoli-n.

Përkundër dominimit dhe tentativave të pareshtura nga napoletanët, deri në fund nuk ndryshoi asgjë.

Napoli ndalet nga Verona, dhe i jep mundësi Milan-it që me një fitore eventuale në derbi të ngjitet e vetme në krye.

Lazio në Romë kishte punë shumë të lehtë përballë Salernitana-s.

Ata shënuan tre herë për tre pikë, duke u ngjitur kështu në vendin e pestë, mbi Romën.

Immobile, Luis Alberto dhe Pedro shënuan golat për Lazio-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore