Shqipëria

Ende në kërkim autori i vrasjes së efektivit në Fier, postblloqe dhe kontrolle me dronë në zonë


Po vijon puna për kapjen e Azgan Mërnicës, autorit të vrasje së efektivit të Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia.

Policia ka vendosur postblloqe në rrugë dhe po ndërmerr kontrolle në automjetet që kalojnë në kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit.

Një ditë më parë, ditën kur ndodhi edhe krimi, u zhvilluan kontrolle me dron në zonë, pasi ka dyshime se autori u arratis nëpër ara.

Nga vendngjarja ai u largua me automjet, i cili u gjet pak më vonë pasi autori e kishte lënë te disa të afërm të tij.

Vrasja e efektivit në Fier, “pista kryesore për motive të çastit, s’ka lidhje me hasmërinë”

Sakaq, kushdo që ka informacione për vendndodhjen e autorit kërkohet të kontaktojë në numrin 112.

Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacione për vendndodhjen e saktë të autorit.

Sipas Policisë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Vritet me armë zjarri një efektiv në Baltëz të Fierit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore