Shqipëria

Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me drejtuesen e Korpusit të Paqes, Carol Spahn, ku ka theksuar vlerësimin për angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillaur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, kreu i shtetit gjatë takimit me Spahn shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore