Shqipëria

Bashkëpunimi Shqipëri-Britani në drejtësi po njeh zhvillime pozitive, thotë Manja pas takimit me King-Smith


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ku ka theksuar se bashkëpunimi mes vendeve në fushën e drejtësisë po njeh zhvillime të reja tejet pozitive.

Përmes një publikimi në media sociale, Manja thotë se kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive”, përforcon ai.

“Takim produktiv me Ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans, ku diskutuam shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!”, shkruna Manja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore