Sport

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në Hungari (VIDEO)


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka gjetur përsëri rrugën e rrjetes në kampionatin hungarez të futbollit me skuadrën e Ferencvarosi-t.

Skuadra e Uzunit triumfoi me rezultatin 2-0 në transfertë përballë Gyiromot Gyor-it. Beratasi shënoi golin e parë të takimit në minutën e 47. Goli tjetër u shënua nga Tokmac Nguen-i.

Me fitoren e arritur, Ferencvarosi ngjitet në kyre të tabelës së renditjes me 22 pikë pas 10 ndeshjesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore