Stil

Moda në vitet ‘serioze’: Nuk ka arsye të mos dukeni bukur


Ilustrim

Një numër i madh i vajzave dhe grave dalëngadalë po humbasin interesin për modën.

Me kalimin e kohës, për to bëhet krejtësisht e parëndësishme se si duken, ato fshihen në modelet klasike, dhe “klasike” në këto raste zakonisht do të thotë e mërzitshme.

Mosha është vetëm një numër dhe kjo gjë nuk vlen vetëm për yjet e Hollywoodit që për stilin e tyre kujdesen ekipe të tëra ekspertësh.

Me pak vullnet, jo shumë para dhe ndoshta pak frymëzim është gjithçka që ju nevojitet për t’u dukur shkëlqyeshëm në çdo moshë.

Këtë e dëshmojnë ndër të tjera edhe profilet e shumta të influencuesve në Instagram të cilat janë 50 vjeç e lart.

Rachel Peru është një nga bloggeret më të famshme të modës në Instagram.

Ajo është e pasionuar për t’u treguar grave të tjera, veçanërisht atyre në moshën e mesme, se ato nuk janë të padukshme në industrinë e modës.

Duke parë profilet e tyre, mund të shihni se ka pak gjëra që mund të thuhet se janë ‘të papërshtatshme’ për moshën më të vjetër.

Këtu janë disa kombinime frymëzuese dhe të thjeshta:

Ju mund të luani lehtësisht me ngjyra.

Një fustan i thjesht saten, do të jetë i rehatshëm dhe njëkohësisht elegant për çdo lloj eventi.

Një kombinim i thjeshtë për përditshmëri, një xhaketë lëkure dhe pantallona të gjëra.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore