Lajme

Miratohet ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky ndryshim i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës është i nevojshëm që të reformohet sistemi prokurorial.

“Ndryshimi më përmbajtjesor që parasheh ky projektligj, është ndryshimi përbërjes së KPK-së nga 13 anëtarë e që janë 10 prokurorë aktualisht është diçka që është e paraparë në vendet e rajonit dhe BE duke krijuar për korporatozim të sistemit”, tha Haxhiu.

Mbledhja e Qeverisë.

Me miratimin e këtij projektligji po ashtu parashihet përbërja e anëtarëve të KP.

“Ne kemi shndërruar atë në 7 anëtarë, ku 3 do të jenë prokurorë përfshirë edhe kryeprokurori dhe 3 të tjerë anëtarë laik dhe dy do të zgjidhen nga Kuvendi dhe një nga Avokati i Popullit”.

Haxhiu u shpreh se me këtë projektligj do të fuqizohen edhe kriteteret për anëtarë të KPK-së.

“Ndryshimet e paraparë në këtë projektligj janë më standardet evropiane dhe në linjë me opinionet e Venecias dhe kemi dy opinione të Venecias më këtë draft ligj”,

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është institucion i pavarur dhe shërben si organ mbikëqyrës i Sistemit Prokurorial në Republikën e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore