Lajme

Media izraelite: Trupat e 1500 militantëve palestinezë janë gjetur në territor izraelit


Trupat e 1 mijë e 500 militantëve palestinezë janë gjetur në territorin izraelit, sipas raportimit të fundit nga kanali zyrtar i transmetimit 13 në Izrael.

Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është specifikuar më tej mbi detaje nga ky raportim.

Ajo çfarë është e qartë gjithsesi, është se këto shifra kanë një përputhje me atë çfarë mendohet se numri i të infiltruarve të Hamasit në territorin izraelit ka qenë fillimisht, si edhe që luftimet mes palëve brenda Izraelit nuk kanë ndaluar dhe vazhdojnë.

Diçka të tillë e bëri me dije edhe vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një interviste të jashtëzakonshme për shtyp, ku specifikoi se vendi i tij po përballej me luftën më të vështirë ndër dekada dhe se mobilizimi i plotë kërkohej për kalimin e saj.

Nga vetë Hamasi ndërkaq nuk ka një deklaratë që të mund të specifikojë se sa ushtarë të tij kanë qenë pjesë e misionit, sa prej tyre janë kthyer dhe sa prej tyre ende vijojnë luftimet, apo janë eliminuar nga pala izraelite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore