Sport

Më në fund do të rikthehet Chiesa


Federico Chiesa më në fund po përfundon rikuperimin e tij dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së tij, Juventus-it, për ndeshjen e ardhshme kundër Empoli-t që do të zhvillohet këtë të premte.

Anësori 24-vjeçar pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar gjatë fitores 4:3 ndaj Romës në janar të këtij viti, një dëmtim i rëndë që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale.

Chiesa ka mbetur jashtë fushës që atëherë, duke punuar ngadalë drejt fitnesit me fizioterapistët dhe me trajnerët në qendrën stërvitore të Juventusit.

Mesfushori italian së fundmi ishte përfshirë me skuadrën U17 të Juventus-it dhe ka treguar shenja përmirësimi, gjë që mund të grumbullohet në ndeshjet e ardhshme.

Massimiliano Allegri tani do të duhet të vendosë nëse do të lejojë minuta në fushë për Chiesa-n të premten, apo do ta ruajë për ndeshjet e radhës.

Rikthimi i Chiesa do t’i japë Allegri-t dhe Juventus-it një shtytje kryesore sulmuese, e nevojshme pas fillimit shumë të dobët të sezonit.

Kujtojmë që Chiesa iu bashkua Juventus-it në verën e vitit 2020, fillimisht si huazim nga Fiorentina, pastaj ishte obligimi i blerjes së kartonit të tij pas një vitit, transaksion ky që kapi shumën e rreth 60 milionë eurove.

Gjahtë kësaj periudhe, 24-vjeçari numëron 64 paraqitje me fanellën bardhezi, prej të cilave ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore