Konferenca e Kryetarëve ka caktuar 9 qershorin si datën e seancës plenare, në të cilën Kuvendi do të votojë raportin e Komisionit të Posaçëm Hetimor për kërkesën e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra.
Seanca e të mërkurës, 9 qershor, do të mblidhet në orën 10:00.
49 deputetë nga Partia Socialiste kanë kërkuar shkarkimin e presidentit, pasi i kanë cilësuar thirrjet e tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit si antikushtetuese.
Për këtë, Kuvendi miratoi ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor.
Ky komision kërkonte paraqitjen e detyrueshme të presidentit në seancë dëgjimore. Pavarësisht kësaj, ky i fundit nuk ka pranuar të jetë prezent në mbledhje, duke e shkelur ligjin.
Përpos këtij fakti, Komisioni e gjeti fajtor Metën për pretendimet e mazhorancës. Mbi këtë fakt, shumica kërkoi shkarkimin nga detyra të presidentit.
Për ta faktuar këtë, socialistëve u duhen 94 vota pro shkarkimit.
Por, fjalën e fundit, e ka gjithsesi Gjykata Kushtetuese, në të cilën shkon vendimi përfundimtar i Parlamentit. Nëse presidenti mbetet ose jo në detyrë, është vendim i Kushtetueses.
Pse po kërkohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta?
Akuzat e mazhorancës janë mbi përfshirjen e Metës në fushatën zgjedhore dhe nxitjen e akteve të dhunës në fushatë.
Kjo është hera e dytë që një nismë e tillë shkon në Parlament, brenda dy vjetëve.
Të parën, mazhoranca e ngriti pas dekretit të presidentit mbi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Ajo u kthye në një rezolutë të votuar me 100 vota pro në seancën e 13 qershorit të vitit 2019.
Meta i ka quajtur këto akuza “shashka”, duke kërkuar përqendrim në mbylljen e procesit zgjedhor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Parashikimi i motit, 18 maj 2024
-
Debutimi i Ermonela Jahos në Shtëpinë e Operas Mbretërore, Rama: Krenar për shqipet
Lajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Turistët në Mbretërinë e Bashkuar braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë, thotë gjigandi turistik
-
Sllovakia, një vend pre i urrejtjes
-
Mbyllja e rrugëve ilegale s’po e ndalon hyrjen e armëve, Sveçla në kontradiktë me veten