Futboll

Marani dhe Ambrozini: Milan-it i mungon përgatitja fizike


Me dy barazime, Milan arriti të kualifikohej në 1/8 të Europa League, duke kapërcyer Cervena Zvezda në përballjen e dyfishtë falë dy golave ​​të shënuar jashtë. Sidoqoftë, në San Siro, rossonerët [kuqezinjtë e Milan-it] shfaqën vështirësi të ndryshme, edhe kur kundërshtari mbeti me 10 lojtarë.

“Milani mu duk më pak i sigurt, madje nervoz në finale. Rezultati ishte në teh dhe rrezikoi të pësonte gol”, vërejti Massimo Ambrosini në studiot e Sky Sport.

Periudha negative e ekipit të Pioli të bën të mendosh që në të vërtetë diçka ka ndryshuar: “Besimi që dominonte ndeshjet ka humbur. Ekipi vuajti dhe shpresa është që periudha e vështirë të ketë kaluar, ndonëse loja me Yllin e Kuq [ekipi i Beogradit] tregon se ka akoma disa probleme”.

Ndërsa gazetari sportiv Matteo Marani, i druhet një problemi të gjendjes fizike. Analiza e tij u përqendrua në faktin se AC Milan ishte më pak i pranishëm në pjesën e dytë.

“Ne prisnim më shumë sidomos në pjesën e dytë. Kur Ibrahimovic dhe Rebic u bashkuan, ata krijuan përshtypjen se ishin një ekip tjetër, por më pas Cervena Zvezda vazhdoi të luante mirë dhe nga pikëpamja fizike ata dukeshin superiorë ndaj rossonerëve, për të cilit tani kam filluar të frikësohem për gjendjen atletike, duke pasur parasysh vështirësitë e pjesës së dytë, si me Spezia-n. Nuk është më shkëlqimi i pak kohëve më parë”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore