Lajme

Maqedonia e Veriut nga e hëna fillon aplikimin e dozës së tretë


Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut nga e hëna e 27 shtatorit do të filloj zbatimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka rekomanduar që dozën e tretë ta marrin vetëm personat mbi moshën 60 vjeçare, personeli shëndetësor si dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët.

Sipas MSH-së, doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se qytetarët nuk kanë  nevojë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës.

“Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe,

Ministri Filipçe gjithashtu ka thënë se deri të hënën do të rikonfigurohet sistemi “Termini im” dhe kategoritë e qytetarëve do të jenë të njoftuar me sms-porosi për vaksinimin me dozën e tretë.

“Rekomandohet doza e tretë e vaksinës, së paku 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Ata do të panojnë sms-porosi që tani mund të paraqiten për të marr edhe dozën e tretë të vaksinës”, ka thënë ai.

Vaksinimi me së paku një dozë ka arritur në 37% e popullsisë në vend, ndërsa sot u kalua shifra mbi 700 mijë i të vaksinuarve me dy doza, megjithëse intensiteti për vaksinim është ngadalësuar sërish.

Në bazë ditore aplikohen deri në dy mijë vaksina në ditë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë në MV.

Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e obligueshme duke përfshirë kufizimet me masa restriktive siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme.

Të mërkurën në MV kanë arritën 100 mijë doza Pfizer, përmes “Covax”.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë ka thënë se posedojnë rezerva të mjaftueshme; 250 mijë doza Pfizer&BioNtech, 100 mijë Astra&Zeneca dhe 50 mijë Sinovak

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore