Lajme

Maqedonci udhëton për në SHBA


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Ejup Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit”, ka shkruar ai.

Nga dikasteri janë treguar edhe takimet të cilat do t’i ketë ministri Maqedonci në SHBA.

“Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Znj. Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Znj. Celeste A. Ëallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”.

“Ministri po ashtu do të marr pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës”.

Më 24 tetor, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte udhëtuar për vizitë zyrtare në Ioëa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Ioëas, Kim Reynolds, Osmani kishte pasur takim edhe me komandantin e  Gardës Kombëtare të Ioëa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Presidentja ishte takuar edhe me kryetaret e Des Moines, Norëalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore